Kalonin mallra kontrabandë, detyrim paraqitjeje për 9 të arrestuarit në Rinas

schedule11:39 - 24 Janar, 2021

schedule 11:39 - 24 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për nëntë të arrestuarit për kontrabandë mallrash në Rinas. Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “Rinas Ekspres”, u arrestuan më 21 janar, Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor; Lonora Legisit dhe Altin Legisit.

Në këtë operacion janë arrestuar gjithashtu doganierët Baftjar Kazias, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj, dhe Edlira Saliaj.

Ata u vunë në pranga në flagrancë në rrugën Rinas Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Lexo edhe: Kalonin mallra kontrabandë, arrestohen 9 persona në Rinas, mes tyre katër doganierë

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:

Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e ketyre mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana si dhe:

90 pallto të markave të ndryshme

100 xhupa të markave të ndryshme

70 triko (bluza) të markave të ndryshme

60 kostume sportive të markave të ndryshme

30 palë kepucë të markave të ndryshme

50 fustane të markave të ndryshme

20 cope canta të markave të ndryshme

50 bluza të markave të ndryshme

15 aparate celularë të markave të ndryshme   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!