Ajo që nuk pritej ndodhi mëngjesin e sotëm në Arabinë Saudite. Conor McGregor u mposht që në raundin e dytë nga Dustin Poirier, duke i habitur të gjithë fansat e UFC-së. Irlandezi e humbi toruan shumë shpejt, duke u mposhtur me KO që në raundin e dytë.
Reagimet ishin të shumta pas sfidës, por nuk mund të mungonte dhe Khabib Nurmagomedov. “Kjo është ajo që ndodh kur ti ndryshon ekipin dhe braktisni sponsorët që të bënë kampion. Kjo është ajo që ndodh kur luan me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”, ishte komenti i luftëtarit nga Dagestani në “Twitter”.
This is what happened, when you change your team, leave the sparring partners who made you a champion and sparring with little kids, far away from reality.
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 24, 2021
Kohët e fundit po flitej shumë se Khabib do të rikthehej sërish në ring, pasi u tërhoq pas vdekjes së babait të tij nga Covid-19. Ishte vetë presidenti i UFC-së, Dana Ëhite, i cili konfirmoi se është në bisedime me të. Gjithashtu, parashikohej dhe një ndeshje e dytë mes tij dhe McGregor, por pas humbjes së këtij të fundit shanset që ajo të ndodhë pakësohen. /abcnews.al