Në kërkim të një plazhi të virgjër në Drymades, gazetarja e “Edicionit Veror” Fjorda Llukmani së bashku me Albën u nisën për të zhvilluar një seancë Pilates, por ato hasën edhe plazhistë nudo, që po ngrinin çadrën e tyre.
Fjorda dhe Alba na tregojnë në këtë puntatë të Edicionit Veror se çfarë duhet te kemi parasysh pas aktiviteteve sportive në plazh.
E pyetur për ndryshimin mes Jogas dhe Pilates, Alba shprehet Joga është pak më shpirtërore, por gërshetimi mes tyre është i përkryer
“Kanë ndryshime sepse Joga është pak më shpirtërore. Pilates është me kondicionimin e muskulaturës së trupit, por kemi edhe ne përqëndrim. Pilates ka veprime të shtrira në tokë. Janë të ndryshme, por bashkohen në shumë gjëra, por gërshetimi i tyre është më i përkryeri që mund të bëjnë njerëzit”.
https://youtu.be/LUuhPSENuVs
Mes Drimadhes dhe Palasës janë disa gjire të vogla, ku vajzat tona po ushtrojnë seancën e Pilatesit. Alba shprehet se kjo është një disiplinë që mund ta bëjë çdo grup moshë me lehtësi.
“Nga 7-70, është një disiplinë që çdo grupmoshë mund ta bëjë me lehtësi. Jeta ditore ka plot stërvitje brenda, nuk është e thënë që gjithë ne të bëjmë ushtrime të caktuara me emër të caktuar. Me sportin në përgjithësi edhe unë para 13 vjetësh iu futa kësaj disipline Pilates, Ishte dashuri me shikim të parë dhe nga ai njeri që e mora Majkëll King quhet. Pasi e provova më lindi dëshira që mund të bëj diçka duke filluar nga vetja ime”.
Alba rrëfeu gjithashtu për të të gjitha vendet shqiptare ku ka ushtruar Pilates, dhe dobësinë e saj që është Valbona dhe maja e Jezercës, më e vështira në Shqipëri.
“E dyta pas pilates është hiking dhe pilates, lëvizjet janë në natyrë dhe habitatin e saj natyral. Kam dobësimi për Valbonën, e ndjej veten një me natyrën. Kemi bërë majën e Jezercës dhe po të kisha mundësi t’i çoja grupet e njerëzve në Jezercë për Pilates”.
E pyetur nëse displina e Pilates të dobëson ajo thotë se: “Pjesa e dobësimit 90% edhe në botën e fitnesit kur shoqërohet me regjim të mirë ushqimi”. /abcnews.al