Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist me Ferencvaros në Hungari. Sulmuesi i kombëtares sonë mundi të shënojë edhe ditën e sotme e të shmangë humbjen e ekipit të tij ndaj Puskas Akademia, e cila kishte kaluar në avantazh në minutën e 43-të.
Uzuni mundi të tundë rrjetën në minutën e 81-të dhe të barazojë shifrat në 1-1. Ylli kuqezi mori përsipër një goditje dënimi në favor të skuadrës së tij në pozicion të prirët me portën.
Goditja e beratasit ishte perfekte dhe nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar. Ky është goli i tretë për Uzunin në kampionat në 11 ndeshje të luajtura gjithsej. /abcnews.al