E KRYER: Ferhan Hasani “dem i kuq”, firmos për 18 muaj

schedule18:27 - 23 Janar, 2021

schedule 18:27 - 23 Janar, 2021

Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar për 18 muaj. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Maqedonia e Veriut, konkretisht nga një media shqiptare, Inforsport.mk.

Fantazisti shqiptar një ditë më parë pati një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën, dhe sa duket gjithçka ka shkuar si duhet. Gjithsesi duhet pritur që kjo lëvizje të konfirmohet nga klubi i kuq, apo nga vetë lojtari.

Hasani kishte oferta të ndryshme, mes tyre edhe nga Tirana e Shkëndija e Tetovës. Shifrat e ofruara për të kanë qenë të larta, mbi 10 mijë euro në muaj. Zyrtarizimi i tij me siguri do e bënte Hasanin lojtarin më të paguar në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!