Rafael Benitez i jep fund aventurës kineze. Trajneri i njohur spanjoll, mori drejtimin e Dalian Professional korrikun e vitit 2019, ekip që e drejtoi deri ditën e sotme.
“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, por Covid-19 ndryshoi jetët dhe planet tona. Dua të falënderoj klubin dhe lojtarët për angazhimin e tyre.
E morëm së bashku këtë vendim për të mbështetur familjet tona. Ju përshëndes i trishtuar, por e di që Dalian e pret një e ardhme e ndritur“, deklaroi Benitez.
60-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në stol. Trofetë e fituar janë të shumtë dhe me ekipe si Liverpool, Inter, Valencia, Chelsea dhe Napoli. /abcnews.al