Gjendet trupi i 46 vjeçarit të mbytur në lumin Mat

schedule17:14 - 15 Gusht, 2018

schedule 17:14 - 15 Gusht, 2018

Është gjetur trupi i 46 vjeçarit që humbi jetën pasditen e sotme në lumin e Matit. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur Ura e Shkopetit. Mësohet se viktima Arben Marku ishte hedhur për t’u larë dhe nuk ka mundur të dalë në breg.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo  të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.

Kurbin,

Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A.M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur “Ura e Shkopetit” ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg,  u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo  të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al