Shpenzime rekord për afrime lojtarësh në Serinë A

schedule17:08 - 15 Gusht, 2018

schedule 17:08 - 15 Gusht, 2018

Në Serinë A janë shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro për afrime lojtarësh. Vendin e parë e mban Juventusi.

Serie A po shpenzon sërish në merkaton e verës. Kur duhen edhe pak për tu mbyllur shifra që klubet kanë investuar i kalon 1 miliardë euro për afrimet e lojtarëve sipas “Gazzetta dello Sport”. Në vendin e parë qëndron Juventus që vetëm për transferimin e Cristiano Ronaldo shpenzoi më shumë se 100 milionë euro. Duke shtuar paratë e shpenzuar edhe për lojtarët e tjerë i kalon 230 milionë euro. Roma është ekipi që e ka kaluar vlerën 100 milionë deri më tani, ndërsa ndiqet nga Napoli, Inter dhe Milan. Shumë skuadra të tjera kanë shpenzuar më pak, madje shtatë prej tyre investuan në merkato të gjitha sëbashku aq sa Juventus dha vetëm për Cristiano Ronaldo. Merakto në Serie A mbyllet të premten në orën 18:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!