Thomas Brdaric feston 46-vjetorin e lindjes sot. Urimet për trajnerin e Vllaznisë kanë qenë të shumta, teksa tifozët i përgatitën një surprizë të bukur, duke e uruar me një pankartë të madhe.
Gjermano-kroati i falënderon të gjithë në konferencën për shtypin, teksa ndalet edhe te sfida shtëpiake e ditës së nesërme ndaj Kastriotit, që duhet fituar për të mbajtur distancën prej 9 pikësh me ndjekësit.
“Faleminderit të gjithëve për urimet. Do të ishte bukur të festohej me një fitore ndaj Kastriotit, por rëndësi ka që jem të gjithë të shëndetshëm. Shëndeti është primar, pasi shumë njerëz kanë humbur jetën këtë periudhë.
Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet. Kastrioti? Kemi bërë shpeshherë keq në ndeshjet e ‘lehta’. Duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë kaluar vetëm 15 javë kampionat.
Do kemi ulje-ngritjet tona, duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë me sukses ato“, theksoi trajneri i ekipit që po kryeson dhe po dominon Superioren këtë sezon. /abcnews.al