Paris Hilton u përfol shumë, pasi realizoi dokumentarin “This Is Paris”. Në të ajo kishte shfaqur një pjesë të errët të jetës së saj, ku gjatë fëmijërisë zbuloi se ishte abuzuar emocionalisht dhe fizikisht, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, bukuroshja ka zgjedhur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, të shpërndajë disa imazhe të realizuara në moshën 18-vjeçare.
“Mund të shoh dhimbje në sytë e mi”, ka shkruar ajo. Gjithashtu, Paris ka cituar shumë herë se po mundohet ta mbyllë atë kapitull të jetës, duke mos kthyer kokën mbrapa.
Sakaq, Hilton pas këtyre ngjarjeve thotë se ka përjetuar depresion, insomnia dhe ëndrra të frikshme gjatë natës.l.k/abcnews.al