Ndahet nga jeta gjykatësi që dënoi Pinochetin

schedule09:03 - 23 Janar, 2021

schedule 09:03 - 23 Janar, 2021

Ish gjykatësi kilian Juan Guzman, gjyqtari i parë që procedoi Augusto Pinochet për krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës së tij (1973-1990) vdiq këtë të premte në moshën 81 vjeç, konfirmoi familja e tij për mediat lokale.

Guzman u bë i njohur në botë pasi u emërua në 1998 si gjykatës i disa ankesave kundër Pinochet për vrasje në masakrën e quajtur “Operacioni Karvani i Vdekjes”.

Në mes të hetimeve gjyqësore të Guzman, Pinochet u arrestua në 1998 në një klinikë në Londër me urdhër të gjyqtarit Spanjoll Baltasar Garzón, i cili donte ta ndiqte penalisht për vrasjet e ndodhura gjatë regjimit të tij. Pinochet u lirua në mars 2000 sepse nuk ishte në kushte mjekësore dhe u kthye në Kili.

“Ai ishte një gjykatës i guximshëm, me përkushtim të madh për çështjen e të Drejtave të Njeriut, ai ishte një gjykatës me guxim,” tha në llogarinë e saj në Twitter, deputetja komuniste Carmen Hertz, burri i së cilës, Carlos Berguer, u vra në fillim të diktaturës.

Gjykatësi Guzman akuzoi dy herë Augusto Pinochet. Ai doli në pension në vitin 2005. /abcnews.al