Komediani i njohur, Dave Chappelle kishte planifikuar një fundjavë të madhe shfaqjesh në Austin, Texas në Amfiteatrin Stubbs Waller Creek. Por pas testimit pozitiv për Covid-19, shfaqjet janë anuluar.
“Dave Chappelle është në karantinë pasi ishte testuar pozitivisht për COVID-19. Shfaqjet e tij të mbetura në Amfiteatrin Stubbs Waller Creek në Austin, TX janë anuluar dhe mbajtësit e biletave duhet të kontaktojnë pikën e tyre të blerjes për rimbursime”, tha një përfaqësues i komedianit në një deklaratë.
Ndërkohë më tej ai shtoi: “Chappelle zbatoi protokollet COVID-19 të cilat përfshinin testime të shpejta për audiencën dhe testime ditore për vete dhe ekipin e tij. Testimi i tij i zellshëm i mundësoi atij që të përgjigjej menjëherë duke karantinuar, duke zbutur kështu përhapjen e virusit. Chappelle është asimptomatik”. l.k/abcnews.al