Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbuluar sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Forca e Kosovës” është slogani ndërsa lajmin është bërë i ditur në faqen zyrtare të partisë në Facebook.
AAK-ja në këto zgjedhje nuk garon për të udhëhequr me ekzekutivin, pasi synimi i saj është posti i presidentit të shtetit. Për këtë post, kreu i partisë Ramush Haradinaj, e ka shpallur kandidaturën menjëherë pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi. /abcnews.al/