Google, ka kërcënuar se do ta largojë motorin e kërkimit nga Australia nëse qeveria vazhdon me planet që t’i detyrojë gjigantët teknologjikë të paguajnë për përmbajtjet e lajmeve.
Australia synon të bëhet vendi i parë në botë që detyron Google, Facebook dhe kompani të tjera të mëdha të paguajnë për përmbajtjet mediatike. Megjithatë, plani po refuzohet ashpër nga gjigantët.
Drejtoresha e Googlet për Australi dhe Zelandë të Re, Mel Silva, ka thënë se një projektligj i propozuar nga Qeveria e Scott Morrisonin për këtë çështje është i pazbatueshëm.
Në një deklaratë para Senatit të premten, Silva ka thënë se “nëse versioni aktual i projektligjit bëhet ligj, nuk na jepet rrugë tjetër veç se ta heqim nga dispozicioni Googlen në Australi”./abcnews.al