Alarmohen te Manchester City, De Bryune i bën me dhimbje koke

schedule14:59 - 22 Janar, 2021

schedule 14:59 - 22 Janar, 2021

Kevin De Bryune është shqetësimi më i ri për Mannchester City. Mesfushori belg është dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Aston Villa dhe rrezikon të mungojë të paktën një muaj.

Sipas asaj që vetë trajneri Pep Guardiola ka deklaruar, De Bryune do të qëndrojë jashtë fushave të blerta katër deri në gjashtë javë.

Në rastin më të keq ai do të humbiste ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat, kundër skuadrave si Liverpool dhe Tottenham, në fillim të muajit shkurt.

Premier League ka hyrë në një fazë të rëndësishme tani dhe City ka mundësinë të marrë vendin e parë në klasifikim dhe të tentojë titullin kampion. /abcnews.al