Një aksident u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Siç bën me dije gazetari Aldo Kozarja, janë përplasur dy makina.
Makinat e aksidentuara janë një “Benz” me drejtues A.D. 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese V.T., 32 vjeçe, banuese po ashtu në kryeqytet.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere te mjeti tip “Benz” jashtë rrezikut për jetën, po sipas policisë.
Përplasja ka qenë e fortë pasi nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet teksa dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Në vendngjarje është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 në të njëjtin vend ka ndodhur një aksident i rendë me 3 të vdekur dhe një i plagosur. g.v/abcnews.al



