Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka postuar një mesazh kërcënues për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
?انتقام حتمی است
قاتل سلیمانی و آمر به قتل سلیمانی باید انتقامشان را پس بدهند.
اگر چه کفش پای سلیمانی هم بر سرِ قاتل او شرف دارد؛ اما بالاخره غلطی کردند، بایستی #انتقام پس بدهند؛ #هم_آمر_هم_قاتل بدانند که در هر زمان ممکن باید انتقامشان را پس بدهند.
۱۳۹۹/۰۹/۲۶ pic.twitter.com/i2DYpPSBhw— KHAMENEI.IR | سایت (@khamenei_site) January 21, 2021
Postimi përmban një fotografi të një njeriu që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf dhe hija mbi të është e një aeroplani lufte ose një droni.
“Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim.
Sipas BBC, mesazhi duket një thirrje për sulm, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian, vitin e kaluar. Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave sociale të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei.
Twitter mbylli llogarinë e Trumpit në fillim të këtij muaji pasi ai publikoi postime të cilat konsiderohej se kanë nxitur dhunën ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, derisa po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.
Gjenerali iranian, Qasem Soleimani u vra nga një dron amerikan në Bagdad një vit më parë.
Nën udhëheqjen e tij, Irani kishte fuqizuar aktivitetet e grupeve militante pro-iraniane, dhe kishte zgjeruar praninë e tij ushtarake në Irak dhe Siri.
Ai planifikoi edhe ofensivën e Sirisë kundër grupeve rebele në luftën e saj të gjatë civile. Trump kishte deklaruar se ky gjeneral ishte “drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve”.
Pas vrasjes së tij, Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa një bazë ajrore irakiane që strehonte trupat amerikane./abcnews.al