Itali/Dy shqiptarë të vdekur nga shembja e urës

schedule09:31 - 15 Gusht, 2018

schedule 09:31 - 15 Gusht, 2018

Fatkeqësisht janë dy shqiptarë mes viktimave, nën rrënojat e urës së Xhenovas. Mediat italiane japin emrat e dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, që po udhëtonin përmes urës, për të shkuar në punë, në një firmë në Rapallo. Mediat bëjnë të ditur se të dy janë nxjerrë nga rrënojat në prani të prindërve e bashkëshorteve.

Ura e Xhenovas u shemb pak pas mesditës së djeshme, duke shkaktuar një katastrofe per mjetet që po kalonin mbi të, si dhe për zonën poshtë saj. Bilanci i deritanishëm flet për të paktën 35 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, 16 të plagosur dhe disa persona që figurojnë ende të zhdukur./abcnews.al