Greqia në alarm për shkak të variantit anglez të koronavirusit

schedule12:12 - 22 Janar, 2021

schedule 12:12 - 22 Janar, 2021

Përhapja e varianteve të reja të koronavirusit ka shkaktuar shqetësim në shumë vende. Në Greqi, deri më tani janë identifikuar më shumë se 26 raste nga varianti i ri.

Kjo ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj. Për rrjedhojë ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, ka njoftuar sot në mesditë mbledhje të jashtëzakonshme që synon koordinimin dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së mutacioneve dhe varianteve të virusit SARS-CoV-2, shkruan abcnews.al.

Mbikëqyrja po bëhet nga një rrjet mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e Mbrojtjes Civile, Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik dhe Institutit për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës.

Varianti i ri i koronavirusit u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe dhe më pas është përhapur në shumë vende të botës. Ky variant sipas ekspertëve transmetohet më shpejt.

Gjithashtu variante të ngjashëm më atë britanik të Covid janë shfaqur edhe në Afrikën e Jugut dhe Brazil. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!