Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se vendi ka nevojë për një strukturë të re për të siguruar prodhimin e qëndrueshëm të vaksinave kundër Covid-19.
Orban argumentoi se “një vend serioz” nuk mund të mbështetet në marrjen e vaksinave dhe pajisjeve të tjera jetësore mjekësore vetëm nga jashtë.
“Qeveria ka urdhëruar ndërtimin e një fabrike vaksinash në Debrecen, e cila do të jetë mjaft e madhe që, nëse shkencëtarët tanë krijojnë një vaksinë, ne mund ta prodhojmë atë në sasi të mëdha”, deklaroi kryeministri hungarez.
Universiteti i Debrecen nënshkroi një marrëveshje me agjencinë kryesore mjekësore të vendit për të punuar në krijimin e një Impianti Kombëtar të Vaksinave, i cili do të siguronte një furnizim të qëndrueshëm të vaksinave.
Ministri i Burimeve Njerëzore Miklos Kasler tha se nisma do të “rifillojë prodhimin e vaksinave” në Hungari dhe do të shërbejë si një qendër për kërkimin e vaksinave. g.v/abcnews.al