Kryeministri Edi Rama ka shfaqur në rrjetet sociale foton e një prej avionëve të kompanisë Air Albania, që pritet të nisë së shpejti fluturimet.
Rama nuk ka treguar më shumë detaje se kur do të nisë nga puna kompania shqiptare e fluturimeve, por pritet që kompania të shërbejë si një mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave në udhëtimet jashtë vendit.
Pjesë e destinacioneve të para të fluturimeve do të jenë Roma, Stambolli dhe Londra. Më pas programit të saj do t’i shtohen edhe qytete të tjera europiane.
Tv Klan