Shqipëria shpalli “non grata” diplomatin, reagon Rusia: Tirana bëri 2 shkelje

schedule22:09 - 21 Janar, 2021

schedule 22:09 - 21 Janar, 2021

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas dëbimit të diplomatit Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19. Mediat ruse duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike” shkruajnë mediat ruse.

Reagimi i ambasadës ruse

Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev.

Por çfarë bëri ai?

Abcnews.al mësoi më herët se ai është ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.

Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria./ db/ Abcnews.al