Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij italian Mattarella, pas shembjes së urës në Xhenova, ku humbën jetën 35 persona. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, kreu i shtetit shprehet se solidarizohet me familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit.
“I dashur President Mattarella,
Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.
Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe”– shkruan Presidenti shqiptar. /abcnews.al