Një tjetër lajm i mirë vjen për trajnerin Pioli dhe për të gjithë tifozët e Milanit. Ante Rebic dhe Rade Krunic nuk janë më tashmë të infektuar nga Covid-19 dhe do t’iu bashkohen pjesës tjetër të grupit.
Official Statement: Ante Rebić, Rade Krunić, Theo Hernández ➡ https://t.co/E0YA8yJpSi
Comunicato Ufficiale: Ante Rebić, Rade Krunić, Theo Hernández ➡ https://t.co/AyP86qLO99 #SempreMilan pic.twitter.com/1bKqTENzZC
— AC Milan (@acmilan) January 21, 2021
Ka qenë vetë klubi kuqezi që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare. Ditën e sotme lojtarët iu nënshtruan testit të koronavirusit dhe falë përgjigjes ata morën dritën jeshile për t’u rikthyer në skuadër.
Ndërkohë, mësohet se testi i Theo Hernandezit ka qënë jo plotësisht pozitiv. Pasi testi të verifikohet sërish, mbrojtësi i majtë mund t’i bashkohet ekipit në prag të përballjes së kësaj fundjave, me Atalantën. /abcnews.al