Merkato te rivali direkt, Besa i merr Tomorit një mesfushor

schedule10:38 - 21 Janar, 2021

schedule 10:38 - 21 Janar, 2021

Erald Hyseni ka ndryshuar skuadër. Mesfushori beratas i është bashkuar Besës së Kavajës dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Artan Mergjyshi në pjesën e dytë të këtij sezoni, duke zëvendësuar të larguari Aristotel Koleci.

Hyseni, pas dy sezoneve në Superiore me Luftëtarin, në verë pranoi propozimin e Tomorit, skuadër ku ai është formuar si lojtar. Ai kishte pasur disa opsione, por mendoi të jepte kontributin e tij në klubin e vendlindjes.

 

Mesfushor 21-vjeçar luajti 7 ndeshje me Tomorin dhe me hapjen e merkatos e ka parë të udhës të ndryshojë ekip, duke iu bashkuar madje rivalëve të Tomorit, Besës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!