Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka theksuar se ligji i miratuar mbi Lirinë e Fesë, do të thotë siguri për pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Mediat vendase bëjnë me dije se nuk pa ndonjë ngjashmëri midis kësaj dhe qeverisë së DPS-së.
“Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet e pronës, ishte një gabim i ligjit të mëparshëm”, ka thënë Abazoviç, duke theksuar se presidenti malazez, Milo Gjukanoviç tani duhet ta nënshkruajë atë, sepse u votua për herë të dytë.
Ndër të tjera Abazoviç ka deklaruar se ai nuk është kryeministër i Malit të Zi, “Unë nuk jam Kryeministri, Kryeministër është Zdravko Krivokapiç”.
Siç tha ai, në Malin e Zi, duhet të harrohet arroganca, kumbaria, lidhjet dhe thirrjet e prokurorit./abcnews.al