Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi masiv na çon poshtë”, Rama sjell shembullin e Mykonos: Na duhen turistë që shpenzojnë më shumë

schedule16:34 - 11 Korrik, 2026

schedule 16:34 - 11 Korrik, 2026

VLORË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, me të rinjtë në Jalë, u shpreh se Shqipëria duhet të kalojë nga turizmi masiv, te kategoria tjetër e turistëve, konkretisht te ata që sjellin më shumë para në ekonominë tonë.

Ai solli shembullin e Mykonos në Greqi, i cili siç tha Rama, edhe pse një zonë e vogël, falë shërbimeve dhe njerëzve që shkojnë aty, ka kapacitetin të kontribuojë pozitivisht në ekonominë e shtetit fqinj.

Kryeministri theksoi se për të përthithur këtë target të turistëve duhen së pari investime në zonat bregdetare dhe se duhen krijuar kushte shtesë.



“Turizmi masiv ne nuk na çon më lart, por na çon më poshtë dhe ne duhet të kalojmë te një kategori tjetër turisti dhe konsumatori.

Ne duhet të kërkojmë që të vijojnë këtu ata që shpenzojnë shumë. Ju të gjithë e keni dëgjuar Mykonos.

Çfarë është Mykonos? Mykonos është një vend  ku shkojnë turistë që konsumojnë shumë. Aty ka tjetër nivel.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!