Fero dhe Morena Taraku po vijnë me një bashkëpunim. Pak javë më parë, një koment që kjo e fundit bëri në një postim të Feros tërhoqi vëmendjen e fansave, që më pas u zbulua se nuk ishte aspak i rastësishëm. U përfol se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj tjetër.
Së fundmi, këto thashetheme i ka konfirmuar vetë dyshja përmes postimeve në rrjete sociale, ku shfaqen të veshur të dy me kostume portokalli. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero.
“Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe, ka shkruar Morena në postimin e Feros duke nënkuptuar se kënga do të jetë padyshim një hit. Kutjojmë që dy javë më parë, Fero publikoi dhe bashkëpunimin me Stresin “Mahall” që u prit shumë mirë nga publiku. /abcnews.al