Kur kanë kaluar 24 orë nga dy shpërthimet që u dëgjuan mbrëmë në Lezhë, ende nuk dihet se nga erdhën dhe cfarë i shkaktoi. Banorët janë ende të frikësuar.
Nga institucionet nuk ka asnjë sqarim zyrtar se cfarë ndodhi. Gazetari Gjergji Figuri sjell për “ABC” dëshmi të reja të banorëve nga Shëngjini në Tale.
“Banesa u trondit, xhamat kërcitën dhe menjëherë kemi dalë jashtë, por nuk pamë asgjë. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur, por zhurma erdhi nga deti dhe frika ishte shumë e madhe. Dukej që zhurma vinte nga ana e detit sikur diçka të kishte shpërthyer në ajër.
Unë isha duke peshkuar kur fillimisht pati një shpërthim që u dëgjua fort dhe tronditi edhe tokën, më pas pati edhe një shpërthim të dytë por nuk pashë asnjë flakë apo dritë drejt shikimit nga vinte kjo zhurmë.
Nga frika së bashku me kolegun tim kemi lënë peshkimin dhe kemi shkuar në shtëpi. Ishte një natë e gjatë plot frikë dhe panik” tha një tjetër banorë në Ishull Shëngjin. Lëvizje avionësh nuk u konstatua, apo shpërthime në tokë a det, duke lënë ende mister origjinën e shpërthimeve./ db/Abcnews.al