Ende mister, çfarë i shkaktoi shpërthimet që tronditën Lezhën

schedule09:01 - 20 Janar, 2021

schedule 09:01 - 20 Janar, 2021

Vijojnë të mbeten mister dy shpërthimet e fuqishëm që tronditën Lezhën mbrëmje e djeshme. Gazetari Gjergji Figuri për “Abc-ja e mëngjesit” raportoi se nga monitorimi nuk është konstatuar lëvizje avionësh, ashtu sikurse u dyshua fillimisht që zhurma e madhe mund të jetë krijuar nga këta të fundit.

Ndërkohë një ndër dyshimet më të mëdha është se shpërthimi mund të ketë ndodhur në det, që nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar. Dëshmitarë u shprehën mbrëmë të bindur se zhurma e madhe erdhi nga deti.

Lexo edhe: Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam

Prej orës 20:00 mbrëmë policia kontrolloi zonën urbane dhe rurale, por nuk gjeti asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Kështu, edhe një ditë më pas ky shpërthim i fuqishëm është i mbuluar me mister. g.v/abcnews.al