Trump mban fjalimin fundit: Për mua, nder të isha president i Amerikës

schedule14:45 - 20 Janar, 2021

schedule 14:45 - 20 Janar, 2021

Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në bazën ushtarake, “Joint Base Andrews”, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach, Trump u prit me brohoritje nga mbështetësit.

Ai i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij. Nuk munguan falënderimet për mbështetësit e tij, familjen dhe bashkëshorten Melania Trump.

“Ajo që kemi bërë ka qenë e mahnitshme për çdo standard. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu.” tha ai, përcjell abcnews.al.

Trump u ndal edhe tek pandemia e koronavirusit. “Ne bëmë diçka që është një mrekulli mjekësore dhe kjo është vaksina,” deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Donald Trump tha se ka qenë “nderi më i madh” të ishte president. Duke iu drejtuar mbështetësve, ai thotë se “do të luftojë gjithmonë për ju”.

Trump, gjithashtu i uroi administratës së re “sukses të madh” për të ardhmen, por nuk u drejtua me emër Joe Biden ose Kamala Harris.

Gjithashtu edhe Zonja e Parë Melania Trump foli në ceremoninë e lamtumirës së Presidentit Trump në Joint Base Andrews para se të niseshin për në Florida.

“Të qenurit zonja juaj e parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti i bekoftë familjet tuaja. Dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur. Faleminderit,” ajo tha.

Trump theu traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!