Barcelona më keq se shqiptarët, Setien ankohet për pagat e padhëna

schedule14:55 - 20 Janar, 2021

schedule 14:55 - 20 Janar, 2021

Barcelona vitin e shkuar për herë të parë pas shumë vitesh vendosi të largojë trajnerin Valverde dhe në krye të skuadrës u vendos Quique Setién, i cili më pas u shkarkua në verë pas asaj humbje te turpshme ndaj Bayern Munchen me shifrat 8-2.

Setien u largua nga Barça në mënyrë të njëanshme nga klubi dhe si pasojë ai kërkoi pjesën e mbetur të pagës, që është diku te rreth 4 milionë euro bruto. Në një intervistë të dhënë së fundmi trajneri zbulon se shpërblimi nuk është paguar ende nga Barcelona.

 

Setien në dhjetor e hodhi në gjyq klubin katalanas, por ata ende nuk kanë lëvizur për të paguar ish-trajnerin. Tashmë Setien ka vendosur të vazhdojë gjyqin dhe si pasojë Barcelonës do i duhet të paguajë menjëherë për të mos pasur më pas sanksione më të mëdha nga FIFA.

Gjendja ekonomike e Barcelonës në fakt është shumë e rëndë dhe ata e kanë të vështirë paguajnë edhe pagat e lojtarëve. Pandemia e ka goditur rëndë klubin, i cili gjithashtu nën drejtimin e Bartomeut u menaxhua si mos më keq dhe humbi qindra milionë euro. /abcnews.al