Edicioni Veror e nisi këtë javë me të rinjtë që praktikojnë çiklizmin në rrugë të vështira.
Gazetarja e ABC News e Edicionit Veror Fjorda Llukmani së bashku me disa të rinj të apasionuar pas xhirove me biçikleta, ka pedaluar për 4 km në të gjithë gadishullin e Porto Palermos, në kërkim të plazheve sekrete rreth e rrotull repartit ushtarak të nëndetseve.
Të rinjtë e “Bike Holiday Albania” kanë dhënë këshillat e duhura për dishezat dhe maloret, vështirësitë dhe sesi duhet të pedalohet, qëndrimi i duhur dhe frenimi.
https://youtu.be/rMPrmv7MXf4
“Terreni që sapo kaluam ishte më shumë malor, me zhavorr dhe është i vështirë të pedalohet nga fillestarët, sepse goma mbrapa xhiron gjatë gjithë kohës goma mbrapa. Në këshillojmë që ta marrë biçikletën në dorë në qoftë se nuk e përballon. Nga ky segment dhe mbrapa fillon edhe pjesa me shumë panoramë e ka më shumë disheza. Në dishezë këshillohet që krahët të jenë të shtrirë dhe trupi të qëndrojë mbrapa shalës mbi gomën e mbrapme. Gjithmonë frenojmë me gomën e mbrapme. Kur e sheh që rrëzohesh, do të lëshosh timonin dhe të mbrosh pjesët e trupit, më mirë zbrit dhe je më e sigurt. Dorezat janë me mbrojtëse te pjesa e kockave që mos të kesh fraktura. Ky është turi ynë fillestar, ku vështirësia është e lehtë, pastaj është edhe turie i Pilurit është më i vështirë”.
Për 20 minuta çiklistët tanë kanë mbërritur te një plazh që një vit më parë, ata e kishin pagëzuar plazh sekret, por sot nuk është më i tillë, për të mbërritur më pas te baza e Porto Palermos.
Ata kanë rrëfyer se këto ture i preferojnë evropiano-veriorët si suedezët e gjermanët. /abcnews.al