Zyrtare: FIFA pranon kërkesën e Partizanit, tani Çinari mund të luajë

schedule18:19 - 19 Janar, 2021

schedule 18:19 - 19 Janar, 2021

Për shkak të parregullsive në transferimin e tij te Partizani dhe gjyqit të humbur ndaj palëve të tjera, Erald Çinari u dënua nga FIFA me pezullim nga aktivitet zyrtare për 4 muaj, duke marrë një goditje të madhe.

Tashmë për shkodranin ditët e vështira kanë marrë fund dhe ai do rikthehet në fushë për Partizanin, teksa ky lajm i madh vjen para derbit me kampionët në fuqi, Tiranën. Rikthimin e tij e ka konfirmuar edhe vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI – FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm.

Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin. /abcnews.al