Aretha Franklin shumë e sëmurë

schedule14:40 - 13 Gusht, 2018

schedule 14:40 - 13 Gusht, 2018

Këngëtarja legjendare amerikane Aretha Frenklin është shumë sëmurë. Familjarët konfirmojnë lajmin, ndërsa dashamirësit kujtojnë fituesen e 20 çmimeve Gremi, që ishte edhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Këngëtarja legjendare Areta Frenklin është shumë e sëmurë. Familjarë të saj konfirmojnë për mediat se mbretëresha 76 vjeçare e muzikës soul, është ndodhet në gjendje shumë të rëndë në Detroit. Të afërmit e saj ftojnë dashamirësit të luten për të e të respektojnë privatësinë në këto momente finale për këngëtaren.

Franklin nuk ka interpretuar në publik që prej nëntorit të kaluar dhe ka anulluar dy koncerte të parashikuara për në mars e prill të këtij viti. Këngëtarja ishte këshilluar nga doktori i saj që të mos përfshihej në evente artistike, e të kryente pushim absolut të paktën për dy muajt e ardhshëm, u tha në një deklaratë të menaxherëve të saj në muajin Mars.
Sipas Showbiz 411, mbretëresha e muzikës soul po lufton me kancerin, sëmundje që iu diagnostikua në vitin 2010. Gjatë një interviste në vitin 2011, Aretha Frenklin e mohoi: “nuk e di se nga më erdhi kanceri në pankreas”, tha ajo. Po lexoja nëpër gazeta se dikush nga familja ime e kishte thënë, por asnjë familjar imi nuk ia kishte thënë këtë askujt. Ajo pranoi se ishte operuar në 2010, por pa dhënë më shumë informacion. “Doktori tha se operacioni më dha edhe 15 deri në 20 vite jetë”, pati deklaruar Frenklin. Në fakt vëllai dhe dy motrat e Aretës kanë vdekur nga kanceri.

Karriera artistike e Aretha Frenklin ndryshoi historinë e Amerikës, pasi ajo spikati edhe si aktiviste e të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Ajo ka interpretuar këngën “Precious Lord” në funeralin e Martin Luther Kingut të ri, në vitin 1968. Ndërsa me të atin, organizoi atë që do mbetet si marshimi më i madh për barazi racore në Detroit, vendi ku King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”.
Aretha Frenklin ishte gruaja e parë që u përfshi në Shëtitoren e Famës së Rok en Rollit, duke u futur në listën e artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të revistës Rolling Stones.
Ajo ka fituar 20 çmime Gremi përgjatë karrierës së saj, përfshi edhe tre vlerësime speciale: “Çmimin e legjendës në 1991, Çmimin e arritjes së jetës në 1994 dhe personazhi i vitit 2008 i MusiCares./abcnews.al