Vijon tensioni mes SHBA e Turqisë. Ministri i Jashtëm Cavushoglu tha gjatë një takimi me ambasadorët në Ankara se SHBA duhet ta mësojë se nuk arrin asgjë duke kërcënuar Turqinë.
Turqia ka bërë mjaft për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Mevlut Cavushoglu, këtë të hënë duke shtuar se Uashingtoni ka vepruar kundër çështjeve themelore të sigurisë së aleancës mes tyre.
Cavushoglu i bëri komentet gjatë një fjalimi para ambasadorëve në Ankara. Ai tha gjithashtu se SHBA duhet ta mësojnë se nuk kanë për të arritur asnjë rezultat, duke kërcënuar Turqinë.
Marrëdhënia mes SHBA e Turqisë vijon të jetë e tensionuar pas kërkesës së Uashingtonit që Turqia të lirojë pastorin amerikan e akuzuar për grusht shteti, por edhe pretendimit të Ankarasë që SHBA të dorëzojnë klerikun Fetulla Gylen. SHBA folën edhe për sanksione ndaj Turqisë. Situata nuk u ndreq as pas takimit të fundit mes shefave të diplomacisë Pompeo e Cavushoglu në samitin e Singaporit.
Pak ditë më parë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në një letër të hapur të botuar në të përditshmen amerikane New York Times, shkruante se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk heqin dorë nga një anshmëria dhe mungesa e respektit, Turqia do detyrohet të kërkojë aleatë e miq të rinj, duke paralajmëruar se veprimet e njëanshme të SHBA ndaj Turqisë, vetëm sa rrezikojnë interesat dhe sigurinë e amerikanëve./abcnews.al