“Ekonomia në Fokus”, Rama: Është rritur numri i shqiptarëve të punësuar, arritjet janë të dukshme

schedule11:35 - 19 Janar, 2021

schedule 11:35 - 19 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në një konferencë të përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka thënë se është e rëndësishme që tashmë hapat e bëra para në ekonomi janë të dukshme.

Gjithashtu ia ka bërë me dije se është e rëndësishme që të shikohen dhe arritjet dhe puna që është bërë në punësimin e qytetarëve që tashmë lista e të punësuarve nga 2013 deri në fund të 2019 është rritur me 225 mijë punonjës më shumë.

Sot bashkë me ministren e financave dhe me drejtorin e përgjithshëm të tatimeve do të fokusohemi te taksat edhe te mirë administrimi fiskal. Sot duhet të kihet parasysh kur flasim për sistemin tonë të taksave dhe administrimin fiskal se nga vijnë. E rëndësishme është të them se jemi ende në mes të rrugës jemi në një proces ndërtimi të të gjithë sisteme që do të mësojmë funksionimin transparent të të gjithë këtij sektori kyç.

Sot kantiere tona të rindërtimit dhe secili mund të sjellë në vëmendje Laçin, Thumanën apo cilindo që puna është në vazhdim ku është vendosur infrastruktura nëntokësore dhe janë ngritur karabinatë nuk është ende një situatë e banueshme në sensin e funksionalitetit të plotë të atyre godinave dhe nga kantiere tashmë këto të kthehen në vendbanime. Kjo është situata në këtë sektor dhe në  çdo sektor por krahasuar me të djeshmen është e ndryshme dhe mund të shihet e nesermja.

Ne kemi premtuar 300 mijë vende punë dhe duke u bazuar në shifrat e regjistrit të punës në republikën e Shqipërisë është e rëndësishme që të shikoni të dhënat ju që jeni në skenën e ndërmjetësve të skenës politike dhe në publik dhe thuaju njerëzve. Nga të dhënat nga 2013 ku ishin të regjistruar mbi 400 mijë vetë, në fund të 2019 shifra e punonjësve të regjistruar ka shkuar në 698 235 punonjës të regjistruar janë rreth 225 mijë shqiptarë më shumë që janë punësuar që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të tyre të punës. Në çdo aspekt është e njëjta gjë ndryshimi në raport nga u nisëm është si nata me ditën. Ndryshimi në raport me atë që duam të shkojmë është muzgu dhe agimi patjetër. Nëse me pyesni se çfarë mendoj unë për aspektin ekonomik dhe në marrëdhënie me shtetin unë them se ato nuk ka si si të ndjehen të lumtur por ama ato nuk ka mundësi që të mos shikojnë se jemi në një kantier dhe të shikojnë atë që është ndërtuar”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!