Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, është izoluar pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19.
Hancock, e bëri të ditur lajmin përmes Twitter, duke deklaruar: “Natën e kaluar u njoftova nga NHSCOVID19 për t’u izoluar, kështu që unë do të qëndroj në shtëpi dhe nuk do të largohem fare deri të dielën. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në kontrollin e këtij virusi.”
Dhe në një video që ai “ngarkoi” në platformën sociale, ai shtoi: “Ky izolim është ndoshta pjesa më e rëndësishme për të mbajtur distancën time, sepse unë e di nga aplikacioni që isha në kontakt të ngushtë me dikë që doli pozitiv dhe kështu ne i thyejmë zinxhirët. Duhet të punoj nga shtëpia për gjashtë ditët e ardhshme”. /abcnews.al