Ridvan Zyka, personi që vrau tetë familjarë të tij në Rasulaj të Vlorës, pritet të dalë tani para gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.
Gjykata ka caktuar avokat kryesisht Gentian Lekën, pasi asnjë avokat tjetër nuk ka pranuar ta marrë çështjen.
Akuza do të përfaqësohet nga prokurori Saimir Smaka, kurse gjyqtare e seancës është Esmeralda Habilaj.
Seanca gjyqësore ndaj tij do zhvillohet në masa të larta sigurie.
Familjarët e viktimave po mbahen në vëzhgim, për të shmangur ndonjë gjakmarrje të mundshme. /abcnews.al