Mark Marku i përgjigjet Ramës për videon, tregon pse e pranoi drejtimin politik të Lezhës

schedule19:44 - 18 Janar, 2021

schedule 19:44 - 18 Janar, 2021

Mark Marku i zgjedhur si drejtuesi politik Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, i ftuar këtë të hënë në Radar ka komentuar përzgjedhjen e emrit të tij nga strukturat e partisë.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren Jonida Shehu është shprehur se ka qenë vendimi i PD-së dhe i qytetarëve ato që e kanë bërë dhe të pranojë postin si drejtues  qarku në Lezhë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kishte kohë që nuk ishte i angazhuar në këtë rang në politike, por gjendja në të cilën ndodhet vendi e kanë bërë që të mendojë dhe seriozisht këtë propozim dhe ta pranojë.

Unë prej kohësh kisha mendimin se nuk do të angazhohesha,  por meqe drejtuesit e PD-së, kryesia dhe qytetarët atje kishin një lloj kërkese që unë të drejtoja qarkun dhe të merresha me fushatën elektorale mendova që po të angazhohem duke pas parasysh se momenti ku jemi është shumë i vështirë për Shqipërinë. Dhe domosdoshmëri është modeli i qeverisjes dhe në këtë situatë mora vendim. Është një vendim jo shumë i lehtë, pasi kisha angazhime.

Nuk mendoja kurrë që gjendja e vendit do të shkonte në një pikë të tillë, që jemi tashmë një vend në krizë, por kam përshtypjen që kemi shkuar në momentin kritik të ’90 ku rrezikoheshe. Është e rëndësishme që dikush të marrë përsipër dhe të bëjë diçka.

Në rrjetet sociale me një mesazh që mund të japë Rama brigadat e kuqe të rrjeteve sociale që paguhen nga buxheti i shtetit, një nga angazhimet ishte që me paratë tona ne paguajmë dikë që do të bëjë diçka dhe fillon sulmet.

Unë kam kontribuar dyfish në këtë proces duke qenë në komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve që ka qenë një punë e vështirë, dhe s;ka pas asnjë dëshirë personale për tu marrë me diçka . po të kisha pasur një ambicie për tu përfshirë dhe të qenë pjesë e listës së deputeteve patjetër që mund të kishte konflikt, por unë e kam marrë si një lloj angazhimi siç ishte dhe angazhimi im në komision dhe nëse do të kisha këtë angazhim nuk do të kisha pranuar, nuk më shkonte ndërmend që do të kisha një pozicion të tillë. Unë nuk jam fut nga procesi që janë fut ato, por ky është një tjetër proces dhe ka të bëjë me përzgjedhjen finale të deputetëve për Partinë Demokratike. Unë po bëj se dua ta bëj dhe ndjej përgjegjësinë dhe nuk ka asnjë në botë që më detyron, e bëj për përgjegjësinë dhe rolin që kam prej tete vitesh”, ka thënë Marku.

Gjithashtu Marku i ftuar në Radar i është përgjigjur dhe kryeministrit Rama në lidhje me videon që ai kishte shpërndarë dhe drejtuesi i qarkut të Lezhës shfaqej i nxehur.

Nëse njerëzit do të vendonin se ne do të jemi shenjtorë, patjetër që jo se ne nuk po kandidojmë për shenjtore ne jemi njerëz mbi të gjitha dhe nxehemi. Njeriu ndodhet në një moment nervash dhe reagon në atë formë por duke pasur dhe parasysh kontekstin e komunikimit, është një person që do që të ktheje ligjin e mediave dhe po i njëjti person pas 30 vitesh donte që të më impononte ligjin për lirinë e medias, dhe momenti i dytë ishte që merrte një mesazh dhe të më kritikojë kryeministri për një reagim që është në gjaknxehtësi e sipër është e patolerueshme. Edi Rama e bën këtë objekt, ai që u ka nxjerrë gjuhën njerëzve në studio, që shfaqet në momente të ndryshme të krizave të rënda dhe bën gjeste të patolerueshme, ai në kuvend bën gjeste të patolerueshme”, ka thënë Marku./abcnews.al