Sturm Graz luajti një ndeshje miqësore ditën e sotme. Ekipi austriak u përball me Kapfenberg, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak.
Përballja përfundoi me suksesin 3-0 të Sturm Graz. Bekim Balaj dhe Dardan Shabanhaxhaj realizuan dy nga tre golat e fitores.
Ky i fundit zhbllokoi sfidën me golin e shënuar në minutën e 32-të. Tetë minuta pas golit të Shabanhaxhajt erdhi dhe goli i Balajt.
Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare, dërgoi topin në rrjetë, teksa Sturm shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë, duke vulosur triumfin me “tris”. /abcnews.al