Rubin Hebaj u largua nga Teuta, pasi dëshironte të kishte më shumë hapësira dhe pas eksperiencave në Ukrainë e Slloveni, veç Superiores, tani do të nisë një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut.
Hebaj ndodhet në Tetovë, aty ku do të firmosë me Shkëndijën e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Shkodrani do jetë një alternativë me vlera për kuqezinjtë.
Rruga drejt titullit është shtruar, por ka ende goxha ndeshje dhe Hebaj do mundohet të japë kontributin e tij. Pas firmës, sulmuesi pritet edhe të zyrtarizohet te Shkëndija. /abcnews.al