Moratti: Do të më vinte keq nëse familja Zhang e shet Interin

schedule12:54 - 17 Janar, 2021

schedule 12:54 - 17 Janar, 2021

Disa orë para derbit të Italisë, Massimo Moratti është rikthyer të flasë për Interin e tij. Ish-presidenti i zikaltërve ka folur më shumë për situatën në klub, pasi në kohët e fundit po flitet shumë për një shitje të aksioneve nga ana e Suning.

“Do të më vinte keq nëse familja Zhang do ta shesë Interin. Ata nuk kishin vetëm para, por edhe arsim si dhe një respketonin vlerat e klubit tonë. E njohin mirë fushën dhe kanë ndërtuar një strukutrë të mirë”, deklaron italiani për “La Repubblica”.

 

Është kompania BC Partners ajo që ka shfaqur më shumë interes për aksionet e klubi italian dhe po bën një analizë të situatës financiare përpara një blerjeje të mundshme. Kujtojmë që Suning mori drejtimin e Interit në vitin 2016, kur bleu pjesën më të madhe të aksioneve pikërisht nga Moratti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!