Zjarrfikëset e Vlorës përditë duhet të kalojnë në këtë rrugë. Është vetëm 150 metra e gjatë dhe mbushja e këtyre gropave mund të kushtojë më pak se dëmi që shkakton zjarri në banesë.
Ky është një rast urgjence. Mundësi për të lëvizur me shpejtësi është e pamundur për shkak të gropave, sa qesharake dhe aq trishtuese. Shkak janë gropat e mëdha përgjatë gjithë gjatësisë.
“Kjo është rrugë me probleme. Makinat janë në shumë pengesë. Ne nuk vemi dot në kohën e duhur.”
Makinat janë në shumë pengesa terreni është shumë i vështirë. Ne nuk vemi dot në kohën e duhur
Stacioni zjarrfikëse e Vlorë ndodhet në fillim të Lungomares. Punonjësit kërkojnë rikonstruksionin e saj pasi po u dëmtohen mjetet.
“Do marrë masa që kjo rrugë me këtë distancë të shkurtër të riparohet sa më shpejt se dëmtojmë dhe makinat. “
Janë gjithsej 6 mjete zjarrfikëse, shumë pak për t’u ardhur në ndihmë banorëve. /abcnews.al/