Komiteti Teknik në konferencën e sotme për situatën epidemiologjike bëri me dije pas vlerësimit të realizuar është vënë re një rritje e incidencës dy javore.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se ka rritje të numrave të rasteve në të të prekurve dhe të pacientëve të shtruar në spitale.
“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive ka pasur rritje”, tha Manastirliu.
Po ashtu ajo theksoi se efekti i rritjes së numrave këto dy javë vjen edhe si pasojë e festave apo grumbullimeve.
Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu në konferencën e sotme për masat anti-covid bëri me dije se mësimi në Universitete do të zhvillohet online. “Kjo do të vijojë deri në në një vendim të dytë”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/