Gjesti i veçantë i partnerit turk të Genta Ismajlit që askush s’e priste

schedule21:29 - 15 Janar, 2021

schedule 21:29 - 15 Janar, 2021

Genti Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja kanë treguar se janë shumë të dashuruar, ndërsa nuk i kursejnë gjestet dhe dhuratat e veçanta që i bëjnë njëri-tjetrit t’i ndajnë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundmi, një veprim i biznesmenit turk ka habitur jo pak fansat, dhe sigurisht ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve. Ai ka bërë tatuazh shqiponjën dy krenare në krah dhe këtë gjë e ka treguar me krenari. Ka qenë këngëtarja e cila ka ndarë një video gjatë njën darke në Instastory, ku shihet Usta teksa tregon tatuazhin.

Përsa i përket muzikës, kujtojmë që Genta ka paralajmëruar një duet me një artist të njohur turk. Por ditët e fundit u mësua gjithashtu se ajo ka rezervuar një surprizë për fansat. Burime të afërta me këngëtaren kanë bërë me dije se Ismajli është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe po bashkëpunon me producentë të rinj dhe të vjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!