Teuta arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Bylisit me shifrat e pastra 2-0, duke marrë kështu edhe fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion. Pas ndeshjes trajneri Martini foli për Supersport.
“Ishte shumë e rëndësishme. Humbën javën e kaluar dhe nuk kishim fituar kurrë në Durrës. Nervozizmi na kishte dënuar më parë. Humbasim raste para portës, por ja i kënaqur sepse kishim ritëm.
Pas 2-0 kaluam në eufori dhe Bylisi krijoi raste, diçka që duhet ta rregullojmë sepse futbolli është i pabesë. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës. Kemi marrë Plakun, por sot nuk ishte sepse në ditën e parë u dëmtua lehtë. Në ditët e mbetura të merkatos mund të ketë të reja, por jemi aty në vendin e dytë.
Grudën e njoh, ka aftësi të mira dhe i thashë të ecë përpara të mos ndalej. Një moment para golit mori një faull. Në krahun e Kouros kishim planifikuar të mos e kthenim Bregun pas. Gabuam dy herë në atë pozicion dhe një rast ishte flagrant. E dinim se do na ndodhte.
Të gjithë ekipet duan të dalin kampion, janë pesë skuadra, që në fillim të kampionatit e kanë dashur titullin. Vllaznia ka luajtur pa stres, kanë harmoni brenda grupit dhe kjo ka bërë diferencën. Dovedan tha se Bylis i bëri vetë golat? S’kam ç’them, vetëm faleminderit”, u shpreh Martini. /abcnews.al

