Një punëtor ka rënë nga skelat te një pallati i ri në ndërtim në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Punëtori R.X. 53 vjeç është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për kushtet e punës në pallatin në ndërtim./ db/Abcnews.al