Aroilda Albrahimi është një nga këngëtaret e reja në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka lançuar së fundmi videoklipin e saj më të ri “E din ai”.
Në një lidhje direkte për “Friends Zone”, Aroilda ka thënë se një shtysat më të mëdha në muzikë ka qenë këngëtarja Venera Lumani.
“Venera ka qenë një nga shtysat që më ka thënë vazhdoje se unë e kam pasur shumë qejf muzikën live”.
Më tej, e pyetur se kur do të bënte një duet me Venerën ose Lindin, ajo u shpreh:
“Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje dhe mendoj se do jetë kur të jetë momenti që të jem në lartësinë e tyre, se nuk dua të përfitoj prej tyre”.
Aroilda gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt surprizë.
“Shumë shpejt do kem një projekt të ri nga prilli ose maj. Do të jetë surprizë për një person të veçantë për një person të veçantë, po nuk dua ta zbuloj”. l.k/abcnews.al