Britania e Madhe u ka ndaluar futjen në territorin e saj të gjithë personave që vijnë nga Afrika e Jugut, Portugalia dhe Cape Verde. Masat e reja janë marrë për parandalimin e futjes së personave të infektuar me variantin e ri të koronavirusit.
Shkencëtarët thonë se mutacionet që pëson virusi janë të lidhura e rritje të konsiderueshme rastesh. Ministri Grant Shapps është shprehur se nuk mendon se varianti i Brazilit është futur në Britaninë e Madhe, “me aq informacione sa disponojnë.”
Sistemi i Shëndetësisë në qytetin brazilian të Manaus është drejt kolapsit për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me variantin e ri. s.b/abcnews.al/